Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 20:00 në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se nga ky zjarr nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj