Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se dëshironte të shihte mosmarrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me SHBA-në të zgjidhur shpejt.
“Evropa po përballet me javë dhe muaj vendimtarë”, tha Merz, duke mbërritur në samitin e tij të parë të BE-së në Bruksel që nga marrja e detyrës në maj.
“Unë mbështes Komisionin Evropian në të gjitha përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në shpejt”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Brukseli dhe Uashingtoni janë në mosmarrëveshje pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump fillimisht vendosi tarifa të larta importi për shumë vende, përfshirë anëtarët e BE-së, përpara se të pezullonte masat për 90 ditë.
Ky pezullim përfundon më 9 korrik.
Ndërkohë, zyrtarët e tregtisë së komisionit të BE-së janë aktualisht në negociata me homologët e tyre në Uashington duke u përpjekur të gjejnë një marrëveshje para afatit.
Çështje të tjera urgjente në agjendë, sipas Merz, janë finalizimi i marrëveshjes tregtare BE-Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain, si dhe konkurrueshmëria e industrisë evropiane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...