Një ndër basketbollistët më të mirë vendor tek Vëllaznimi, Don Polloshka ka njoftuar për largimin nga ky klub.
Përmes një reagimi të gjatë e emocionues në rrjetin social Facebook, Polloshka i ka thënë “lamtumirë” gjakovarëve, shkruan Arbresh.info.
Doni iu bashkua Vëllaznimit në kohë të vështira teksa tani po e lë atë me kokën lartë, pasi sezonin e fundit triumfuan në Ligën Unike.
“Kjo nuk është një lamtumirë — por një falënderim i madh për tri nga vitet më të mira që kam kaluar”.
“Në atë kohë kishim vetëm një synim: të qëndronim në Superligë. E sot, ndihem thellësisht i nderuar që isha pjesë e një historie të jashtëzakonshme – historia që, pas 29 vitesh, solli një trofe në Gjakovë: fitorja e Ligës Unike”.
“Rruga s’ka qenë aspak e lehtë: 3 operacione, 20 muaj jashtë parketit, shumë net pa gjumë, me dhimbje e me dyshime. Por asnjëherë s’kam mendu me u dorëzu”, ka shkruar ai.
Ai më tej ka falënderuar stafin, kryesinë, lojtarët, trajnerit e mbi të gjitha edhe tifozët.
KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË I POLLOSHKËS:
Përveç Vëllaznimit ai ka luajtur edhe në Sigal Prishtinë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...