Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të Këshillit të Europës organizoi punëtorinë për mësimet nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.
Gjatë kësaj punëtorie, ku morën pjesë anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme (Avokati i Popullit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit) u trajtuan çështje të ndryshme nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me theks të veçantë zgjidhjen e kontesteve zgjedhore dhe monitorimin, dokumentimin dhe sanksionimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, transmeton Arbresh.info.
Në hapje të punëtorisë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shprehu mirënjohje për Komisionin e Venecias për prezencën e tyre në vendin tonë, si një dëshmi e qartë e përkushtimit të përbashkët për të mbështetur standardet demokratike, transparencën dhe sundimin e ligjit në proceset zgjedhore në Kosovë dhe më gjerë.
Po ashtu, kryesuesi Radoniqi shpalosi ecurinë e procesit të fundit zgjedhor dhe sfidat me të cilat është përballur KQZ dhe për mësimet që të bëhen përmirësimet e nevojshme për proceset e ardhshme zgjedhore.
Ndërkaq, nga Sekretariati i Komisionit të Venecias, Michael Janssen falënderoi KQZ-në për këtë organizim të përbashkët dhe shprehu rëndësinë e trajtimit të rekomandimeve.
“Punëtoria e organizuar është në përputhje me praktikën standarde të Komisionit të Venecias, i cili zakonisht ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Qëllimi i takimit është të ndihmojë në analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) ka qëndruar në Kosovë me qëllim që të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Arbresh.info
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës