Shoqata e NATO-s e Kanadasë ka shënuar 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës në partneritet me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Toronto.
Mbrëmja u hap me fjalën përshëndetëse të CEO-së së NAOC-it, Robert Baines, i cili theksoi se, pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe thirrjeve për qasje alternative në zgjidhjen e konflikteve, NATO realizoi me sukses një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Braines vuri në dukje rëndësinë e reflektimit mbi këtë operacion historik dhe zbatimin e mësimeve të tij në sfidat politike të sotme, të cilat shpesh kërkojnë veprime të fuqishme dhe vendimtare nga NATO.
“Ngjarja vazhdoi me dëshminë rrëqethëse të një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Rrëfimi grafik rikujtoi audiencës mizoritë që kanë përjetuar kosovarët gjatë konfliktit, duke theksuar njëkohësisht forcën dhe qëndrueshmërinë e atyre që kaluan përmes një procesi të vështirë shërimi pas konfliktit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Atdhe Hetemi, drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, tha se dokumentimi i krimeve nuk ka për qëllim hakmarrjen, por ndërtimin e një paqeje dhe pajtimi të qëndrueshëm.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, diskutoi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke theksuar se sulmet serbe kërkonin një reagim përtej kapaciteteve që ofronte ligji ndërkombëtar ekzistues./rtk
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...