Gjilani vazhdon konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra gjilanase ka arritur marrëveshje me futbollistin Mehdi Çobaj, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Çobaj është transferuar nga Vllaznia e Shkodrës, ndërsa me këtë skuadër ka dy trofe të fituar.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
“25-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i Kombëtares shqiptare në moshat e 21-vjeçarëve. Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese”, ka shkruar Gjilani.
Gjilani disa ditë më parë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me Lorik Boshnjakun, Mevlan Adili si dhe Besart Krivanjevan./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...