Talenti i Trepçës, Bleron Fetahi i bashkohet Llapit

17:14 | 25 Qershor 2025
D.H

Llapi vazhdon konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri 2025/26, pas një sezoni dëshpërues që lanë pas.

Llapjanët sot kanë zyrtarizuar talentin e Trepçës, Bleron Fetahin, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga klubi i Llapit.

Ai luan në rolin e mesfushorit ofensivë, dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime.

Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime.

Llapi është njëra ndër skuadrat më aktive në Superligën e Kosovës këtë merkato deri më tani, ku ka larguar disa lojtar kyç të ekipit, si dhe ka afruar disa tjerë nga skuadra të ndryshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale