Të martën janë kryer testime sipër dhe nën Urën qendrore mbi Ibër në Mitrovicë, për të cilat Qeveria në detyrë thanë se nuk kanë asnjë informacion se kush qëndron prapa tyre.
Mirëpo, sipas deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli as KFOR-i dhe as Bashkimi Evropian nuk ndërmarrin asnjë veprim në Kosovë pa u konsultuar me autoritetet kosovare.
Pacolli në Tëvë1 ka deklaruar se çdo vendim në territorin e Kosovës, përfshirë veriun, merret duke u pyetur shteti i Kosovës.
“Asnjë veprim as KFOR-i e as Zyra e BE-së nuk e ndërmarrin në Kosovë pa u konsultuar. Ata i kanë kompetencat të cilat i kanë. Qeveria prej momentit kur ka filluar me punën e saj në mandatin e saj të plotë ka punuar dhe ka vendosur për vendin tonë për Kosovën herë me koordinim e herë pa koordinim por kemi punuar në interes të shtetit tonë. Edhe në veri edhe kudo pyetet shteti i Kosovës. Në veri nuk ka vendosur shteti i Kosovës deri kur kemi ardhur ne në pushtet”, ka thënë ajo.
Ndryshe, testime mbi Urën e Ibrit ishin kryer nga Qeveria e Kosovës edhe vitin e kaluar, porse ky veprim ishte përcjellur me reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...