
Florent MUSLIJA FR Aktion, Einzelaktion, Fussball DFB Pokal 1.Runde VfL Osnabrueck OS - SC Freiburg FR 0:4 am 17.08.2024, Stadion an der Bremer Bruecke, Â *** Florent MUSLIJA FR action, single action, Football DFB Pokal 1 round VfL Osnabrueck OS SC Freiburg FR 0 4 on 17 08 2024, Stadion an der Bremer Bruecke, Â
Florent Muslija është drejt largimit nga Freiburgu, pasi nuk ka gjetur hapësira këtë sezon tek klubi gjerman.
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, për Muslijën ka interesim nga disa klube të Bundesliga II, por edhe nga jashtë Gjermanisë, përfshirë Superligën turke. Pa përmendur emra konkretë, Kicker nënvizon që futbollisti është në qendër të vëmendjes këtë verë.
Megjithatë, mediumi turk Fotospor shkon më tej, duke raportuar se dy klubet e sapo-promovuara në Superligën e Turqisë – Kocaelispor dhe Gençlerbirligi – janë të interesuara seriozisht për transferimin e Muslijës.
Sipas të njëjtit burim, Milot Rashica, lojtari i Besiktasit dhe bashkëlojtar i Muslijës te Kosova, po luan rol ndërmjetësues, duke e inkurajuar atë që të transferohet në Turqi.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, iu bashkua Freiburgut nga Padeborni në sezonin 2023/24. Mirëpo edicionin e fundit ai ka luajtur vetëm në 13 ndeshje duke shënuar një gol dhe një asistim.
Më përpara Muslija ka djersitur fanellën e Padebornit, Hannoverit dhe Karlsruher./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...