Një aeroplan ushtarak francez, që evakuonte 101 shtetas nga Izraeli drejt Qipros, u nis të martën nga Aeroporti Ben Gurion, njoftuan autoritetet franceze.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, deklaroi se do të ketë edhe fluturime të tjera të ngjashme në vijim.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme bëri të ditur se përparësi u jepet shtetasve me nevoja mjekësore ose humanitare.
Ndërkohë, ata që janë në gjendje të udhëtojnë vetë, mund të kalojnë në Jordani ose Egjipt për të marrë fluturime komerciale drejt vendeve të tjera.
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë