Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar sot pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë agresioni dhe një kërcënim serioz për sigurinë rajonale.
“Sulmi me raketa i Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, një akt i rëndë agresioni nga një forcë e errët që synon destabilizimin e rajonit dhe sfidimin e rendit ndërkombëtar. Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ky reagim vjen në kohën kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë përplasjet ushtarake dhe retorikën agresive të Teheranit./Arbresh.info
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...