Katër shtetas shqiptarë janë evakuuar së fundmi nga territori i Izraelit, dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit.
Kështu bën të ditur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, qytetarët ndodheshin në zonën e konfliktit për arsye profesionale dhe familjare.
Hasani falënderoi autoritetet izraelite, jordaneze dhe egjiptiane, si dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv, për bashkëpunimin në këtë proces. Sipas tij, koordinimi i ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro ka mundësuar largimin e sigurt të shtetasve shqiptarë nga territori izraelit.
“Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona,” ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...