Gjatë ditës së sotme do të përfundojë afati për partitë politike të cilat dëshirojnë të formojnë koalicionet e tyre për të garuar në zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.
Mirëpo vetëm 2 parti politike e kanë njoftuar KQZ-në se në këto zgjedhje do të garojnë së bashku.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Arbresh.info se deri të premten vetëm Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan me emrin “Koalicija Vakat” kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.
Sipas KQZ-së, më 23 qershor do të përfundojë edhe afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje./Arbresh.info/
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...