Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme në rrethin e dytë të Kupës së Botës për klube ndaj Pachucas me rezultat 3-1.
Ndeshja nuk nisi mirë për ta pasi vetëm pas gjashtë minutash mbetën me 10 lojtarë në fushë, kur me karton të kuq u ndëshkua Raul Asencio, shkruan Arbresh.info.
Por kjo nuk i pengoi Realit që t’i shënoj dy gola brenda kësaj pjese.
Fillimisht, Jude Bellingham në minutën e 35-të, realizoi për 1-0. Kurse tetë minuta më vonë, Arda Guler dyfishoi epërsinë.
Edhe pjesën e dytë, Reali krijonte raste dhe në minutën 70-të, realizoi golin e tretë ne anë të Fede Valverdes.
Dhjetë minuta para fundit, Montiel shënoi golin e nderit për Pachucan.
Me këtë fitore, Reali ka katër pa pikë pas dy ndeshjeve, kurse Pachuca eliminohet pasi nuk ka asnjë pikë në këto dy ndeshje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...