Një pankartë e madhe me imazhin e Donald Trump dhe mesazhin “Faleminderit, z.president” u vendos në një autostradë në Tel Aviv pasi SHBA kreu sulme ajrore ndaj Iranit.
Bëhet e ditur se pankarta u shfaq menjëherë pasi ushtria amerikane sulmoi objektet kryesore bërthamore në Iran.
Dhe vjen ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi Trumpin për atë që ai e quajti një operacion ushtarak “shumë të suksesshëm”.
Në një video të postuar në rrjetin social X, Netanyahu tha se vendimi i Trumpit përfaqëson një “pikë kthese në histori” dhe pohoi se ai do të ndryshojë jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe arkitekturën globale të sigurisë.
“Urime, president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë dhe të drejtën e SHBA-së do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu.
Ai e lidhi drejtpërdrejt veprimin ushtarak të SHBA-së me atë që ai e quajti një moment vendimtar për paqen dhe sigurinë në rajon./Telegrafi/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...