Dogana e Kosovës ka ndaluar tentim kontrabandën gjatë kontrolleve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas njoftimit, një shtetase e huaj u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale, shkruan Arbresh.info.
“Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është depozituar për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Kundrejt personit të përfshirë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, bën të ditur dogana.
Tutje Dogana riafirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur interesin shtetëror, duke forcuar kontrollet kufitare dhe duke parandaluar çdo aktivitet të paligjshëm që dëmton ekonominë dhe sigurinë publike. /Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...