Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, njëherazi edhe lojtar i Napolit, Amir Rrahmani, mbrëmë u prit me festë në Ambasadën e Italisë në Kosovë.
Mes shumë miqve, stafit të Ambasadës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, figura e Rrahmanit u ngrit lart në bisedat dhe pikëpamjet që u shkëmbyen.
Historia e Rrahmanit, sipas Ambasadës italiane, është histori talenti, përkushtimi dhe lidhjeje mes Kosovës dhe Italisë.
“Një mbrëmje e veçantë në Ambasadë me Amir Rrahmanin. Ne shënuam suksesin e tij në Serie A me Napolin. Një histori talenti, përkushtimi dhe lidhjeje midis dy vendeve tona. Urime, Amir!” thuhet në postimin e Ambasadës.
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi