Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë për situatën energjetike në vend, duke ironizuar për menaxhimin e krizës.
“Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un,” ka shkruar Berisha, duke aluduar në premtimet e Vetëvendosjes për ndalimin e humbjeve financiare.
Ndërkohë, përmes një komunikate për media, KESCO bëri me dije se aktualisht vetëm njësia A3 po prodhon rreth 110 megavatë energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës po mbulohet përmes importit.
Megjithatë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka mohuar mundësinë e ndërprerjeve të energjisë gjatë fundjavës, duke theksuar se furnizimi do të vazhdojë pa ndërprerje./Arbresh.info
LEXO EDHE:
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...