Hakerat iranianë kanë marrë përsipër një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës.
Në një postim në Telegram, “Homeland Justice” thotë se ka sulmuar kibernetikisht faqen dhe se aktualisht është jashtë funksionit. Në mesazhin e ndarë, “Homeland Justice” grupi shkruan:
Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.
Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas sulmit kiberentik, ndërsa në një tjetër mesazh thonë se e kanë paralajmëruar Shqipërinë që të “dëbojnë terroristët e MEK-ut”.
Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëbonit terroristët e MEK-ut nga toka shqiptare. Por, ju i njohët ata si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si dokumente identiteti dhe pasaporta të falsifikuara. Situata aktuale është shkaktuar nga drejtuesit e qeverisë shqiptare. Përshëndetuni me ndërprerjen e shërbimeve të qytetit dhe trafikut. Marrëveshja jonë me ju do të vazhdojë, shkruajnë në Telegram.
Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është aktualisht e paaksesueshme. Nga sulmi preket edhe procesi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte e çerdhe. Regjistrimi bëhet vetëm online te faqja e Bashkisë dhe zgjat deri më 22 qershor, pra edhe dy ditë. Nuk është hera e parë që ky grup kryen sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Më 2022-shin, shërbimet shtetërore online në Shqipëri u sulmuan nga katër grupe të sofistikuara hakerësh të mbështetur nga shteti i Iranit./tar
LEXO EDHE:
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...