Liverpooli ka finalizuar marrëveshjen me Bournemouthin për transferimin e mbrojtësit të majtë Milos Kerkez.
Klubi nga “Anfield” ka ndjekur 21-vjeçarin që nga dhjetori, duke e identifikuar si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.
Drejtori sportiv Richard Hughes, që ka një të kaluar me Bournemouthin, ka luajtur rol vendimtar në afrimin e palëve dhe konkretizimin e marrëveshjes.
Fillimisht Bournemouth kërkonte 45 milionë funte, por palët kanë rënë dakord për një shumë rreth 40 milionë funte, sipas “Daily Mail”.
Kerkez është pjesë e Bournemouthit nga sezoni 2023/24, teksa sezonin e fundit shkëlqeu me dy gola e gjashtë asistime në Premier League. Si dhe i dha shumë siguri mbrojtjes së kësaj skuadre.
Më parë ai ka luajtur edhe për AZ Alkmaarin, gjeneratat e reja të Milanit dhe për Gyorin e Hungarisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...