Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ardian Isamjli është drejt largimit nga Empoli. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij dhe ai nuk e ka në plan të vazhdojë.
Empoli ra nga Serie A në Serie B, dhe kjo e bën edhe më të vështirë qëndrimin e Ismajlit në këtë klub, shkruan Arbresh.info.
Pasi pati një sezon fantastik individual shumë klube janë vënë pas tij. Mediat italiane raportojnë se ai ka një marrëveshje paraprake me Lazion.
Por kjo nuk është skuadra e vetme e elitës që e do Ismajlin në skuadër, pasi është bërë e ditur se edhe Parma, Verona e Cremonese janë të interesuara për shërbimet e shqiptarit
Kontrata e Ismajlit skadon me 30 qershor dhe shumë shpejtë mund të kuptojmë zgjedhjet e ish-futbollistit të Kosovës U21./Arbresh.info
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit