Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër deputetët e opozitës për mosmbështetjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke i cilësuar ata si “deputetë nomadikë” që nuk duan të kenë “shtëpinë” e tyre, Kuvendin.
Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se deputetët e mazhorancës janë ata që dëshirojnë më shumë funksionimin e Kuvendit, pasi ata kanë edhe qeverinë, ndërsa opozita, që nuk ka qeveri, ka vetëm Kuvendin, por nuk e do atë.
Ai theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës është shtëpia e deputetëve, veçanërisht e atyre opozitarë, dhe i bëri thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend.
Kryeministri foli edhe për Qeverinë në detyrë, duke e cilësuar atë si një qeveri tranzicioni, ndërmjet Kurtit 2 dhe Kurtit 3, të cilën e quajti “Qeveria 2.5”.
“Do të shkojmë sërish në Kuvend, por sa më herët që ta kuptojnë që kundërshtimin ndaj meje do të mund ta thonë kur vjen puna te votimi i qeverisë, aq më mirë do të jetë – edhe për ata, edhe për Republikën. Në ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës, njëmend i ka kompetencat e kufizuara, por nuk kemi më pak punë. Ne nuk kemi më pak punë – ne kemi më pak kompetenca. Dhe ndërmjet Kurtit 2 dhe Kurtit 3, e kemi këtë qeveri në detyrë, që është qeveri në tranzicion – le ta quajmë Kurti 2.5.”, tha ai./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës