Policia në Krujë ka vijuar operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, pjesë e planit kombëtar për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve intensive në terren, në fshatin Zgërdhesh janë zbuluar 11 parcela me gjithsej 591 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, ndërsa u arrestuan tre shtetas të dyshuar për kultivimin e paligjshëm, konkretisht: Murat Seferi, 23 vjeç, Emiljano Seferi, 32 vjeç (vëllai i Murat Seferit) dhe Kastriot Bazja, 51 vjeç.
Të tre banojnë në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Hetimet, të mbështetura edhe në metoda proaktive, vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kultivimit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...