Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe ndërgjegjësues, në nderim të kujtimit të të mbijetuarave/ëve me rastin e 19 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të të Mbijetuarave/ëve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ngjarje kjo e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast ka ndërmarrë një aktivitet simbolik sensibilizues “Gjelbërimi i Ambientit” me bimë dekoruese në shenjë respekti për humbjen e të mbijetuarave/ëve, në ambientet e parkut “Heroinat”.
Homazhet do të mbahen në ora 11:00/Arbresh.info/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...