Në shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari.
Shtatorja, e realizuar nga skulptori i njohur Sabri Behramaj, paraqet nënën Zahide duke përkundur një fëmijë në djep – simbolikë që ngërthen në vete mesazhe të thella për jetën, dashurinë dhe lirinë.



Vetë autori i veprës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë emocionet dhe domethënien që mbart kjo skulpturë.
“Zahide Jashari, nëna e një familjeje që u bë themel i lirisë së Kosovës. Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës. Dhe se fuqia e një populli qëndron tek nënat e tij – që rrisin me dashuri, me qëndresë dhe me dinjitet”, ka shkruar Behramaj.
Tutje, ai theksoi se nënë Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, një figurë që do të qëndrojë përjetësisht në vendlindjen e saj në zemër të Drenicës, duke përkundur djepin e lirisë.
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...