Ushtria iraniane tha se goditi një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë të telekomanduar gjatë natës së sotme.
“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në thelbin e saj, nga një raketë e drejtuar, pavarësisht shtresave të rënda të mbrojtjes së armikut, me të cilat po ndihmojnë amerikanët”, tha Reza Talaei-Nik, zëdhënës i ministrisë iraniane të mbrojtjes.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë se sulmi ishte “një operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara”, duke shtuar se “qendra aktualisht është duke u djegur”.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale dhe të gjeo-lokuara nga CNN duket se tregojnë katër raketa hyrëse që godasin pranë raketave interceptuese dhe një vendi ushtarak në Izraelin qendror.
Duke përshkruar raketat iraniane që po vijnë, një zyrtar ushtarak izraelit tha sot se “ka pasur goditje ndaj objektivave civile, ka pasur goditje ndaj objektivave ushtarake” që nga fillimi i operacionit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...