Trepça ’89 ka filluar të mendojë për sezonin e ri, ku e pret një punë e vështirë për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës.
Ata kanë filluar të ndërtojnë skuadrën për sezonin e ri dhe fillimisht kanë vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me “boshtin” kryesorë të skuadrës, shkruan Arbresh.info.
89-shi gjeti gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratave, me kapitenin Milazim Bajraktari dhe sulmuesin Ardian Hasani.
Të dy futbollistët do të vazhdojnë të jenë pjesë e “xehetarëve” deri në vitin 2028.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Dy futbollistët kanë kaluar në ekipin e parë nga gjeneratat e reja të skuadrës, dhe në dy-tri vitet e fundit janë lojtarët kryesorë të klubit.
Sezonin e kaluar, dyshja kontribuoi me 24 gola dhe 20 asistime./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...