Brahim Díaz është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes së re me Real Madridin, për të vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2027.
Ai është bërë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit për të ardhmen.
25-vjeçari, që iu bashkua Realit në vitin 2019, ka treguar paraqitje të shkëlqyera në sezonin 2023-2024, me 51 ndeshje, 6 gola dhe 7 asistime, duke fituar besimin e tifozëve dhe drejtuesve të klubit.
Trajneri i ri, Xabi Alonso, e vlerëson shumë për aftësinë e tij për të luajtur mes linjave dhe për teknikën që sjell në repartin ofensivë.
Nga ana tjetër, Brahim ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren marokene dhe do të jetë pjesë e Kupës së Afrikës që zhvillohet në Marok nga 21 dhjetori deri më 18 janar.
Ai gjithashtu synon të marrë pjesë në Botërorin 2026 me Marokun, për të përsëritur ose tejkaluar suksesin historik të arritur në Katar./Arbresh.info
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...