Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon reforma të qëndrueshme në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.
Presidenti nënvizoi se, “është shumë i rëndësishëm adresimi për zgjidhje i të gjitha sfidave, sidomos ulja e pabarazive në zhvillim dhe mangësitë aktuale infrastrukturore në Evropën Juglindore si dhe arritja e konvergjencës së lidhjes në të gjithë BE-në”.
“Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol aktiv dhe të përgjegjshëm në bashkëpunimin rajonal dhe mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeje të rëndësishme që lidhen me stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe reformat drejt integrimit evropian”, tha Begaj më tej.
“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunim rajonal dhe promovim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. për këtë arsye vendet e BE-së duhet ë ofrojnë mbështetje politike dhe konkrete për vendet aspirantë në BE. Në rrugën e tyre të anëtarësimit, në axhendën e reformave duke garantuar që perspektiva e integrimit të mbetet reale, e prekshme dhe e besueshme për të gjithë rajonin”, theksoi Begaj.
Kreu i Shtetit nënvizoi se, “Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimit evropian, teksa vijojmë t’i qëndrojmë besnik vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike.
“Qëllimi ynë strategjik mbetet mbyllja e procesit të negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në vitin 2030. Ne po punojmë intensivisht për të arritur këtë synim madhor dhe kryesimi i SEECP-së ishte tjetër dëshmi e seriozitetit tonë në rrugëtimin evropian”, tha Begaj./atsh.al
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...