Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Ajo njoftoi se në takimin me Fidanin diskutuan për partneritetin e fortë dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të përbashkët.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë