Irani ka ekzekutuar një burrë i cili u shpall fajtor për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.
Ekzekutimi, raportoi Reuters, është i treti në javët e fundit që lidhet me kryerjen e spiunazhit në emër të Izraelit.
The Guardian thekson se megjithatë, nuk ishte në gjendje ta verifikonte në mënyrë të pavarur raportin.
Një lajm i tillë vjenë në ditën e katërt të konfliktit të fundit midis Izraelit dhe Iranit që filloi me dhunë të përtërirë dhe viktima në rritje, ndërsa Irani nisi një valë të re sulmesh me raketa në qytetet izraelite herët të hënën.
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit, dhe shërbimet izraelite të emergjencës konfirmuan të paktën pesë persona të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në bombardimet e fundit.
Në Tel Aviv, shpërthimet ndriçuan qiellin ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit interceptuan shumicën e raketave që po vinin.
Sulmi i natës vjen pas një fundjave sulmesh që panë sulme izraelite në objektet bërthamore iraniane, vendet ushtarake dhe objektivat në zonat e populluara.
Irani është përgjigjur me sulme, duke përfshirë dronë dhe raketa balistike. /Telegrafi/
Brukseli konfirmon: Shqipëria merr dritën jeshile nga BE
Një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim në V...
Punëtori që ra nga kulmi në Ferizaj në gjendje të rëndë
Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociat...
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate
PSD zhvillon aktivitet para zyrës së VV’së, ia dorëzon ftesë...