Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është në dorë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Konstituimi i Kuvendit është në dorë të Albin Kurtit. Nëse i njejti e vendos vetëm pak interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale dhe partiake, e ndryshon kandidatin për Kryeparlamentar dhe i ka votat për konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
“Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë për të cilen vet deputeti Kurti dhe LVV thonë se i kanë votat. Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV. Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari”, tha ai./Arbresh.info
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...