Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Izrael, pas përshkallëzimit të dhunës dhe sulmeve të fundit.
Në një mesazh publik, Ati i Shenjtë u bëri apel palëve që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar domosdoshmërinë e angazhimit për ndërtimin e një bote më të sigurt dhe me paqe të qëndrueshme.
“Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e një tjetri. Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes dhe të garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë,” u shpreh Papa Leoni XIV.
“Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e një tjetri. Është detyrë e të gjitha vendeve të mbështesin kauzën e paqes dhe të garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë,” u shpreh Papa Leoni XIV.
Kjo thirrje vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa bashkësia ndërkombëtare po bën përpjekje për të shmangur një konflikt të gjerë në rajon.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X