Ambasada e Gjermanisë ka përkujtuar përvjetorin e 26-të të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se vendi është bërë një histori suksesi, me rritje në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, Ambasada thekson se Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.
“Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë. Siç e ka thënë edhe Lord Roberton, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ‘qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të futej dhe refugjatët të ktheheshin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish