Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
“Personat subjekt të këtij vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, njoftoi Kurti, pasi mbajti një mbledhje elektronike më 11 qershor.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i deri në 50 personave në vend – të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës – do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme.
Në një postim në X, pas marrjes së këtij vendimi, Kurti shtoi se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”.
Rrjeti amerikan CBS News ka raportuar se si vendi i vogël evropian ka vendosur të pranojë migrantët e deportuar nga SHBA.
Nuk është e qartë se kush saktësisht mund të dërgohet nga SHBA-të në Kosovë ose nga cilat vende do të jenë ata, thuhet në artikull.
Në një deklaratë për CBS News, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mirënjohje ndaj Kosovës pas vendimit për pranimin e shtetasve të huaj që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, duke kujtuar se ky është një prioritet i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
“Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, shtoi Departamenti i Shtetit.
Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, presidenti Trump ka nisur një fushatë kundër emigracionit të paligjshëm, çka ka nxitur edhe protesta në SHBA./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën