Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar publikisht lidhur me arrestimin e një ish-punonjësi të Policisë së Kosovës në pikën kufitare me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka shprehur shqetësim për rastin dhe ka përmendur edhe analistin Nexhmedin Spahiu, duke e ironizuar për vizitën e tij të mëhershme në Beograd dhe takimin me zyrtarin serb Marko Gjuriq.
“Po Nexhmedin Spahiun a e dërguat more te vllau I tij Djuriči. Ai do ta kryente këtë punë !Nexhoooo a po shko mbroje ti tash ta shohim turrin si “Pametan i pošten albanac ” që je !!!”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi vjen pas tensioneve të përsëritura në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në rastet kur qytetarë apo ish-zyrtarë të Kosovës ndalohen nga autoritetet serbe në kufi.
Ndryshe, ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. Sipas MPJD-së, Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për rastin “Banjska”
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për rastin “Banjska”
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...