Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja që u deklarua para gazetarëve pas dështimit të 30 që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, tha se është seanca e 22-të me radhë që deputetët e opozitës vijnë në Kuvend e nuk votojnë fare, duke e quajtur këtë si shkelje të Aktgjykimit të Kushtetueses.
“Kemi hyrë në javën e pestë kur nga opozita ka shkuar kërkesa në Kushtetuese e po presim këtë aktvendim. Ajo çfarë është e rëndësishme e them me përgjegjësi të plotë se qëllimi i bllokadës është qëllim në vetvete. Mjerisht deputetët e opozitës vijnë këtu me qëllimi e vetëm të bllokojnë konstituimin e Kuvendit me qëllim që të bllokojnë formimin e qeverisë ‘Kurti 3”.
Muja tha se konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithëve.
“Nuk thotë askund se gjithë Kryesia e Kuvendit i takon fituesit. Madje sikur ne t’i fitojmë 90 për qind të votave, Kushtetuta e Kosovës është e ftohtë thotë “i ke 2 përfaqësues, prapë të tjerët vijnë nga partitë opozitare”, sepse ky është rregullimi ynë kushtetues. Nuk është çështja tek një kandidat i përveçëm, çështja e thelbi i gjithë kësaj katrahure është për ta bllokuar formimin e qeverisë ‘Kurti 3’ e për ta mohuar vullnetin e qytetarëve të manifestuar me 9 shkurt”, deklaroi ai./rtk
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve