Policia e Kosovës njofton se tre zyrtarë policor janë suspenduar nga puna për rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike në Skenderaj.
Në njoftim thuhet se vendimi është marr në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh. Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve, suspendimi i zyrtarëve policor ka të bëjë me sulmin e eskortës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Skenderaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...