Kosova sonte luajti ndeshjen e radhës miqësore për muajin qershor ndaj Komoreve, të cilën e fitoi me rezultat 4-2.
Një hattrick nga Albion Rrahmani dhe një gol tjetër nga Fisnik Asllani i dhuruan fitoren Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu, Kosova si në cdo ndeshje tjetër e pati edhe lojtarin e 12-të sonte, “Dardanët’.
Pas ndeshje tifogrupi i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi për fitoren e Kosovës, ku nuk munguan “kunjat”, për FSHF-në e cila ndeshjen e fundit kishte vendosur të mos lejojë asnjë flamur të UÇK-së në stadium, në sfidën me Serbinë.
“Numërojmë gola dhe fitore. Dardania, krenaria shqiptare, ballëlartë e triumfuese, përherë dhe përjetë. Këtu qëndron për të mos u larguar edhe flamuri më i shenjtë, ai i UÇK-së”, shkruhet në reagimin e “Dardanëve”.
Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Zvicrës në shtator, sfidë kjo e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror./Arbresh.info
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...