Kosova luan ndeshjen e radhës miqësore sonte në “Fadil Vokrri” ndaj Komoreve, me fillim nga ora 19:00.
Pak para ndeshjes, dy futbollistë “Dardan” është konfirmuar se nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Komoreve, për shkak të lëndimeve të vogla”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
“Stafi teknik në konsultim me stafin mjekësor ka vendosur që dy futbollistët të mos aktivizohen në ndeshjen e sotme, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim më serioz”, thuhet më tej në njoftim.
Ilir Krasniqi luajti gjithë ndeshjen e parë miqësore tre ditë më parë ndaj Armenisë, të cilën Kosova e fitoi 5-2, ndërsa Kreshnik Hajrizi nuk pati minuta nga përzgjedhësi Foda./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?