Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës së kaluar, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh operacionale në funksion të zbatimit të ligjit dhe forcimit të sigurisë publike.
Në kuadër të këtyre veprimeve, janë realizuar gjithsej 156 urdhëresa të lëshuara nga gjykatat, prej të cilave 21 kanë qenë në lidhje me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër kanë përfshirë kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat përkatëse.
Gjatë të njëjtës periudhë, Policia ka ndërmarrë aksione edhe në sferën e sigurisë së përgjithshme, ku janë sekuestruar pesë armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municion i llojllojshëm.
Një fokus i veçantë është kushtuar edhe sigurisë në trafikun rrugor. Si rezultat, janë shqiptuar gjithsej 3366 gjoba për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 568 janë evidentuar përmes veturës inteligjente dhe asaj me radar mobil.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saj në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...