Ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), Arbnor Spahiu, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Kështu ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.
Sipas tij, edhe pse ka tri vite që nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
“Përsëris: nuk ka qenë duke punuar në polici në atë kohë. Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka shkruar ai.
Avokati ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Jasthme dhe Zyra Ndërlidhës e Kosovës në Beograd.
“Heshtja e sotme e nxit Serbinë të vazhdojë me ndalime të tjera. Dhe asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të përballet i vetëm me një padrejtësi të tillë”, ka shkruar ndër të tjera ai./Arbresh.info/
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...