Një djalë 13 vjeçar u godit nga tramvaji në Mannheim të Gjermanisë, duke rënë mbi shina por shpëtoi, anipse mori lëndime serioze.
Siç raporton Bild, djali ishte i hutuar në telefonin e tij dhe nuk e vuri re tramvajin.
Aksidenti ndodhi pranë një stacioni treni të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:15. 13-vjeçari po ecte nëpër Friedrich-Ebert-Straße dhe më pas u ndal me shpinë nga shinat.
“Sipas gjendjes aktuale të hetimit, djali ishte i pavëmendshëm për shkak se përdorte telefonin celular dhe kufjet në të njëjtën kohë dhe nuk e vuri re tramvajin që udhëtonte drejt qendrës së qytetit pavarësisht sinjalit paralajmërues”, thuhet në një deklaratë nga policia e Mannheimit.
Trafiku hekurudhor u detyrua të pezullohej përkohësisht.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...