Policia e Kosovës u njoftua të shtunën për të shtëna me armë në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, të shtëna me armë pati nga dy vetura në lëvizje, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan dy gëzhoja.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja cal-9×19 mm, ndërsa veturat janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...