Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor, duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për publikimin e radhës.
Në një postim të publikuar në Instagram, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbresëlënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që jo vetëm reflekton trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe thekson elegancën dhe bukurinë e saj karakteristike.
Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER”, Egli paralajmëroi se projekti i ri do të publikohet ditën e nesërme, duke shtuar entuziazmin tek fansat.


Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit