Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend.
Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë në zyrën e deputetëve të LDK-së.
Madje, ajo ka treguar se ka qenë një propozim i deputetëve të pranishëm në takim që, nëse Kushtetuesja do të vendoste që të procedohej me votimin e fshehtë, atëherë deputetët të bënin publike votat e tyre.
“Absolutisht jo! Dje kemi diskutuar në Grupin Parlamentar për 3 orë për të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe ngërçin në Kuvend. Jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë një propozim, jo i kryetarit, jo i imi që kam një pozitë joformale, por propozim i deputetëve që kanë qenë prezent, që nëse Kushtetuesja do të vendosë të procedohet me votimin e fshehtë, deputetët prapë se prapë do të bëjnë të ditur votën e tyre”.
“Do të gjejnë një formë që votat e tyre të jenë publike. Nuk e di se cila do të jetë forma, por ishte propozuar në mënyrë të mos t’u lakohet emri. Nuk ka asnjë lloj lëvizje, asnjë deputet as nuk ka qëllim të lëvizë nga Grupi Parlamentar”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...