Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të veprimtarisë së Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera – herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës