Pasi nuk arritën të shpallen kampion në Superligën e Arabisë Saudite, Al-Hilal ka vendosur të bëj disa ndryshime në skuadër.
Fillimisht ata po kërkojnë me çdo kusht trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra saudite është në pritje të vendimit përfundimtar nga Simone Inzaghi, për ta emëruar si trajnerin e tyre të ri.
??? Al Hilal are confident to get the final green light from Simone Inzaghi to become their new head coach.
Inzaghi will meet Inter on Tuesday to make final decision on his future but Saudi Pro League side keep waiting with optimism.
Al Hilal, planning to sign +3 top players. pic.twitter.com/adSl8m7CKm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Drejtuesit e klubit janë shumë optimistë se do të marrin dritën jeshile nga tekniku italian.
Inzaghi pritet të takohet me drejtuesit e Interit ditën e martë, për të diskutuar të ardhmen e tij dhe për të marrë vendimin përfundimtar.
Ndërkohë, Al Hilal nuk ka ndalur planet ambicioze për sezonin e ri: krahas emërimit të trajnerit të ri, klubi po përgatitet për të transferuar edhe tre yje botëror, gjithë këto para Kupës së Botës për klube.
Al-Hilal ndodhet në grup me Real Madridin, Salzburgun dhe Pachucan në kuadër të Kupës së Botës për klube, e cila për ta nis me 18 qershor./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...