Në Kuvendin e 14-të të Anëtarëve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), i cili u mbajt me pjesëmarrjen e afro 100 përfaqësuesve të bizneseve anëtare, u zgjodh bordi i ri dhe presidenti i tij.
Yll Dushi, drejtor gjeneral i OneFor dhe me përvojë të gjatë në sektorin bankar dhe financiar, u zgjodh president i bordit të OEGJK-së. Ai tha se ky rol përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe investimet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me anëtarët dhe partnerët e organizatës.
Bordi i ri i OEGJK-së përbëhet edhe nga Moritz Remé si zv. president, Driton Hapçiu si thesarist, si dhe anëtarët Kristian Kabashi, Kushtrim Grainca, Aris Abdullahu dhe Eta Morina.
Gjatë asamblesë, drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli, prezantoi objektivat dhe strategjitë e reja të organizatës dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Odës në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Anëtarët e bordit të mëparshëm u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre në realizimin e objektivave strategjike të organizatës.
OEGJK ka rreth 200 anëtarë dhe vazhdon të luajë një rol kyç në promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve gjermane dhe kosovare.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...