Bedri Dragusha, njohës i fushës së energjisëtha se tregu i lirë energjetik e ka të mirën dhe të keqen.
“E mira është se në të ardhmen do të vendosin vetë ku do ta blejnë energjinë, ndërsa e keqja mund të them se është një nguti pak e Qeverisë për këtë çështje, edhe pse legjislacioni vendor është kaherë në fuqi”, tha ai në RTK.
“Pse është i ngutshëm? Sepse ZRRE dhe Ministria është dashur ta bëjnë një analizë më të hollësishme për këtë, posaçërisht për kostot operative të kompanive të ndryshme”, tregoi ai.
Ndër të tjera, ai theksoi se “nuk është njësoj si për një kompani që shtron asfalt, e cila ka konsum të energjisë shumë të ulët, ndryshe nga një kompani prodhuese që prodhon dyer dhe dritare ose paketon qumësht, që është shpenzuese e madhe e energjisë elektrike. Si pasojë e kësaj, kompanitë prodhuese me automatizëm do të kenë rritje të çmimeve në tregun tonë në Kosovë”, bëri me dije Dragusha.
Ai tha se fillimisht është dashur të bëhet një analizë në një kompani të madhe, sa ka konsum të energjisë dhe, gjithashtu, sipas tij, është dashur që ministria dhe ZRRE t’i parapërgatisin kompanitë.
“Kosova nuk besoj se do të ketë lirim të rrymës as tash, as në të ardhmen. Një gjë që është shtrenjtuar një herë, nuk është zvogëluar çmimi më kurrë. Nëse mund ta mbajmë për një periudhë çmimin e energjisë, do të ishte një mrekulli, por rryma në Kosovë do të ketë rritje në vazhdimësi”, pohoi Dragusha.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...